1.The Opening

  1. Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
  2. Lavdërimi është për All-llahun, Zot i botëravet
  3. Të Gjithmëshirshmin, Mëshirëplotin
  4. Sunduesin e ditës së gjykimit
  5. Vetëm Ty të adhurojmë, dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë
  6. Drejtona në rrugën e drejtë
  7. Në rrugën e atyre, të cilët i bekove, jo të atyre që kanë merituar hidhërimin, e as të atyre që kanë humbur