15.The Rock

  1. Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit, Kur’anit të qartë
  2. Shpeshherë mosbesimtarët do të dëshironin të ishin muslimanë
  3. Lëri le të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa, - kanë për ta ditur ata
  4. Dhe nuk kemi zhdukur asnjë qytet pa i ardhur koha e caktuar
  5. Asnjë popull nuk mundet ta shpejtojë as ta vonojë përfundimin e vet
  6. Dhe thonë, “Ore ti që po të shpallet qortimi (Kur’ani), njëmend je i marrë
  7. Pse nuk na sjell engjuj, nëse je i sinqertë?”
  8. Ne engjujt i dërgojmë vetëm me meritë dhe atëherë nuk do të kenë kohë të presin
  9. Ne, me të vërtetë, e kemi shpalur Kur’anin dhe pa dyshim ne jemi mbrojtësit e tij
  10. Ne edhe përpara teje kemi dërguar profetë popujve të mëparshëm
  11. Por atyre nuk u ka ardhur asnjë profet, e ata të mos jenë tallur
  12. Ja, ashtu ne e fusim atë (Kur’anin) në zemrat e mëkatarëve
  13. A nuk i besojnë atij, por dihet se çka u bë me popujt e hershëm
  14. Edhe sikur të kishin hapur në qiell ndonjë derë për ata dhe ata të kalonin nëpër të duke u ngjitur
  15. Prapë do të thoninn: “Sigurisht neve na kanë lënë sytë; ne jemi njerëz të magjepsur!”
  16. Dhe ne kemi bërë në qiell sisteme yjesh dhe kemi zbukuruar për shikuesit
  17. Dhe e ruajmë atë prej çdo djalli të mallkuar
  18. Përveç kush vështron tinëzisht dhe e godit një yll i dukshëm
  19. Ndërsa tokën e kemi shtruar dhe nëpër të kemi shpërndarë male të palëvizshëm dhe kemi bërë që në të të mbinë çdo send me masë
  20. Dhe kemi bërë për ju në të burim jetese, si edhe për ataqë nuk i ushqeni ju
  21. Dhe nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin te na, por ne nga ajo japim vetëm aqsa është e nevojshme
  22. Ne dërgojmë erërat të mbarësojmë dhe nga qielli lëshojmë shiun me të cilin ju ngimë – dhe ju nuk dispononi me atë
  23. Dhe vetëm ne ngjallim dhe vdesim, dhe vetëm ne mbesim trashëgimtar
  24. Dhe ne e dimë atë çka ka kaluar para jush dhe e dimë edhe atë çka vjen pas
  25. Kurse Ai, Zoti yt, pa dyshim, të gjithë do t’i tubojë. Ai është i urtë dhe shumë i dijshëm
  26. Ne e kemi krijuar njeriun nga balta e argjilit, e formësuar
  27. Kurse exhinët, qysh më parë i kemi krijuar nga zjarri semum (i këndellur)
  28. Dhe kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë jam krijues i njeriut nga balta, nga balta e tharë
  29. Dhe pasi që i kam dhënë fizionomi dhe i kam dhënë edhe shpirt, ju përuluni!”
  30. Dhe të gjithë engjujt, së bashku, iu përulën
  31. Por Iblisi, jo. Ai refuzoi të jetë me ata që iu përulen
  32. “O Iblis, - i tha Ai, - Ç’është me ty që nuk u përule?”
  33. Nuk më ka hije, - tha, - t’i përulem një njeriu të cilin e krijove nga balta, nba balta e tharë”
  34. “Atëherë, pra, dil prej aty, - i tha Ai, ti me të vërtetë je i mallkuar
  35. Dhe mallkimi të ndjektë deri në ditën e kijametit!”
  36. “O Zoti im, - tha, - më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen!”
  37. “Të qoftë dhënë afati, - i tha Ai. –
  38. Deri në atë ditën e caktuar”
  39. “O Zoti im, - tha, - për atë që më ke shpjerë në humbje, unë atyre në tokë do t’ua zbukuroj punët e tyre, do t’i shpiej gjithsesi në humbje
  40. Përveç atyre robërve të tu të sinqertë”
  41. “Kjo, - tha Ai, - është rruga e drejtë imja
  42. Ti nuk ke kurrfarë kompetence ndaj robërve të mi, përveç atyre të devijuarve, të cilët të kanë pasuar ty”
  43. Për tërë ata vendtakimi është në xhehennem
  44. Që i ka shtatë dyer. Nëpër secilën derë do të kalojë një numër i caktuar
  45. Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopshte dhe burime
  46. “Hyni aty të sigurtë, të liruar nga frika!”
  47. Dhe nga krahërorët e tyre do t’ua heqim smirën, ata do të qëndrojnë të gëzuar sikur vëllezër njëri përball tjetrit
  48. Aty nuk i pret kurrfarë lodhje, dhe nuk do të nxirren prej tyre
  49. Lajmëroi robërit e mi se Unë, njëmend, jam ai që fal dhe mëshirëplotë
  50. Por edhe dënimi im është, pa dyshim i dhembshëm
  51. Edhe lajmëroi ata për musafirët e Ibrahimit
  52. Kur hynë dhe i thanë: “Paqe”! E ai u tha: “Ne frikësohemi prej jush”
  53. “Mos u frikëso, - i thanë, - ne të përgëzojmë ty se do të keshë një djalë të mësuar”
  54. “A më përgëzoni tani kur më ka zënë pleqëria? - tha ai. – Me çka po më përgëzoni?”
  55. I thanë: “Të përgëzojmë me një realitet dhe për këtë mos e humb shpresën!”
  56. Po kush e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre të devijuarëve e të humburëve
  57. “Po ç’punë keni ju, o të dërguarë! – u tha
  58. “Ne jemi dërguar te një popull mëkatar, - i thanë ata
  59. Përveç familjes së Lutit që do ta shpëtojmë të tërë
  60. Me përjashtim të gruas së tij, e kemi vendosur, ajo do të jetë e dënuar me të tjerët”
  61. Dhe kur erdhën të dërguarit te familja e Lutit
  62. Ai u tha: “Ju jeni, sigurisht, njerëz të panjohur”
  63. “Jo, - i thanë ata, - por po të sjellim atë në çka dyshojnë këta
  64. Dhe të sjellim realitetin që do të ndodhë, dhe ne, sigurisht, jemi të sinqertë
  65. Transfero familjen tënde natën vonë, kurse ti rri në prapavijë të tyre, dhe asnjë prej jush le të mos kthehet, por shkoni atje për ku ju urdhërohet!”
  66. Dhe ne ia shpallëm atë që do të ndodhë. Se ata të gjithë, do të zhduken mu në agim
  67. Dhe erdhën bashkëqytetarët, të gëzuar
  68. “Këta janë musafirët e mi, - u tha ai, - mos më turpëroni
  69. Dhe frikësohuni All-llahut, e mos më poshtëroni!”
  70. A nuk ta kemi ndaluar, - i thanë, - të pranosh njerëz si musafirë?”
  71. “Qe ku i keni vajzat e mia, - tha ai, - nëse dëshironi të bëni diçka
  72. “Pasha ty, ata janë humbur në dehjen e tyre
  73. Dhe ata i përfshiu, me të lindur të diellit, një ushtimë e madhe
  74. Dhe ne e përmbysëm, ajo që ishte lartë e vumë poshtë, dhe mbi ta lëshuam një rrebesh dhe të gurëzuar, sikur shiu
  75. Në këtë ka, njëmend, argumente për ata që i hetojnë
  76. Dhe ai qytet ështëpranë rrugës edhe tash
  77. Në këtë ka mësime për ata që besojnë
  78. Por edhe banorët e Ejkes kanë qenë kriminelë
  79. Prandaj u jemi hakmarrë dhe që të dy janë pranë rrugës dhe shihen haptazi
  80. Edhe banorët e Hixhrit i kanë përgënjeshtruar profetët
  81. Dhe ne u patëm dhënë argumentet tona, por ata ua kthenin shpinën
  82. Dhe skalitnin shtëpiat në shkrepa, të qetë e të sigurtë
  83. Por edhe ata i goditi ushtima e tmerrshme, në agim
  84. Dhe nuk u bëri dobi ajo që kishin fituar
  85. Ne nuk i kemi krijuar qiejt dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre pa arsye. Momenti i fundit, me siguri, do të vijë, prandaj ti sillu me shpirtëgjërësi
  86. Zoti yt është gjithkrijues dhe i gjithdijshëm
  87. Ne të kemi shpallur shtatë ajete që përsëriten, edhe Kur’anin e madhërueshëm
  88. Mos të ikë assesi syri në atë që ne u japim për kënaqësi disave, dhe mos u mërzit për ata, kurse ndaj besimtarëve jij i butë
  89. Dhe thuaj: “Unë jam vetëm qortues i hapët!”
  90. Siç u kemi shpallur qortim klasifikuesve
  91. Të cilët e kanë identifikuar Kur’anin me gjini (letrare)
  92. Qe pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi
  93. Për atë çka kanë bërë
  94. Ti prediko atë që të urdhërohet dhe hiqu politeistëve
  95. Ne të mjaftojmë ty kundër atyre të cilët tallen
  96. Me All-llahu dhe bëjnë edhe tjetër Zot. Do të shohin ata
  97. Ne mirë e dimë se të vjen rënd ajo që flasin ata
  98. Por madhëro Zotin tënd dhe falenderoje, edhe bëhu nga ata që përulen
  99. Dhe adhuro Zotin tënd, sa të jesh gjallë