8.The Spoils of War

  1. Të pyesin për prenë. Thuaj: “Preja i takon All-llahut dhe profetit”, prandaj frikësohuni All-llahu dhe koordinoni çështjet tua ndër veti, dhe nderone All-llahun dhe Profetin e tij, nëse jeni besimtarë
  2. Besimtarë të vërtetë janë ata zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur ju lexohen ajetet e tij, ua forcojnë besimin dhe që mbështeten vetëm te Zoti i tyre
  3. Ata të cilët e kryejnë faljen dhe një pjesë të asaj që u japim ne e shpërndajnë
  4. Ata janë, pa dyshim, besimtarë të vërtetë. Ata kanë te Zoti i tyre shkallë të lartë respekti dhe falje, dhe furnizim fisnik
  5. Ashtu si të pat nxjerrë Zoti yt nga shtëpia jote, me arsye, një grup besimtarësh me siguri këtë nuk e pëlqen
  6. Kanë polemizuar me ty për të vërtetën, edhe pse e kanë pasur të qartë se do të fitojnë, disave prej tyre u është dikur sikur i shtynin në vdekje me sy në ballë
  7. Dhe kur All-llahu ju premtoi se njëra nga dy grupet është i juaji, - kurse ju më tepër dëshiruat ta keni atë grupin e pafuqishëm, - All-llahu deshi që me fjalët e veta ta vërtetojë realitetin dhe t’i shfarosë me temel mosbesimtarët
  8. Të vërtetojë realitetin dhe të zhdukë të pavërtetën, anipse mëkatarëve nuk u pëlqen
  9. Kur kërkonit ndihmë nga zoti juaj, ai u është përgjegjru: “Do t’iu dërgoj në ndihmë njëmijë engjuj që do të vijnë njëri pas tjetrit”
  10. All-llahu kështu veproi për t’iu gëzuar dhe me këtë t’ju qetësojë zemrat, kurse fitorja është vetëm nga All-llahu. All-llahu është njëmend i fortë, i urtë
  11. Kur iu vuri në gjumë për shkak të sigurisë tuaj dhe nga qielli ju lëshoi shiun që t’iu pastrojë me të, dhe ta largojë prej jush shqetësimin e djallit, dhe t’i forcojë zemrat tuaja, dhe me atë t’iu forcojë këmbët
  12. Kur Zoti yt u shpalli engjujve: “Unë jamë me ju, andaj inkurajoni ata që besojnë!” Unë do t’i mbush me frikë zemrat e mosbesimtarëve, andaj ju mëshoni kresë dhe gishtërinjëve
  13. Kjo është për shkak se kunëdrshtuan All-llahun dhe Profetët e tij, dhe kush kundërshton All-llahun dhe Profetin e Tij, me të vërtetë All-llahu është ndëshkimfortë
  14. Ai është dënim, shijone atë, dhe për mosbesimtarët ka dënim me zjarr
  15. O besimtarë!, kur të kacafyteni me mosbesimtarët, e ata janë shumë, mos ua ktheni atyre shpinën
  16. dhe kush ua kthen atë ditë atyre shpinën, - përveç atij i cili tërhiqet me qëllim që të luftojë përsëri ose t’i bashkohet njësitit tjetër, - ai mban hidhërimin e All-llahut dhe vendbanimi i tij është xhehennemi. Sa vend i tmerrshëm është ai
  17. Ata nuk i keni mbytur ju por i ka mbytur All-llahu; dhe kur gjuajshe nuk gjuajshe ti, por gjuante All-llahu për t’i sprovuar besimtarët me një sprovë të mirë nga ana e Tij. All-llahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha
  18. Ajo ashtu ka qenë dhe All-llahu i dobëson kurthat e mosbesimtarëve
  19. Nëse keni kërkuar fitore, fitorja ju erdhi, por është më mirë për ju të hiqni dorë. Dhe nëse ktheheni, do të kthehemi edhe ne, dhe aspak nuk do t’iu ndihmojë çeta juaj, sado që të jetë e madhe, sepse All-llahu është pa dyshim me besimtarët
  20. O besimtarë bindjuni All-llahut dhe Profetit të tij, dhe mos hiqni dorë prej tij, psei ju po e dëgjoni
  21. Dhe mos u bëni sikur ata të cilët thonë: “Dëgjuam”, por në të vërtetë nuk dëgjonin fare
  22. Krijesa më të këqija të All-llahut janë ata që shtihen shurdhëmëmecë, e as që donë të kuptojnë
  23. Sikur të dinte All-llahu se prej atyre mund të dalë ndonjë vepër e mirë, do t’i bënte të dëgjojnë, dhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata prapë do t’ia kthenin shpinën, ata edhe ashtu rrinë shtrembër
  24. O besimtarë!, përgjigjuni All-llahut dhe Profetit kur ju fton te ajo që do t’ju ngjallë, dhe ta dini se All-llahu është ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai të gjithë do të mblidheni
  25. Dhe ruajuni shpifjes shkatërruese që nuk do t’i godasë në mënyrë të veçantë nga ju, vetëm ata që kanë bërë mëkate, dhe dine se All-llahu ka dënim të rreptë
  26. Përkujtone pra njëherë kur ishit pakicë, kur ishit të dobët në tokë, - kishit frikë mos t’ju zënë njerëzit, e Ai u mori në mbrojtje dhe me ndihmën e vet ju furnizoi me gjëra të mira, ndoshta jeni mirënjohës
  27. O besimtarë!, mos tradhtoni All-llahun dhe Profetin dhe me vetëdije të veni në dyshim besueshmërinë ndërmjet veti
  28. Dhe ta dini se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, kurse te All-llahu, te Ai ka shpërblim të madh
  29. O besimtarë!, nëse i frikësoheni All-llahut, Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i mbulojë veprat tuaja të këqia dhe do t’ua falë. All-llahu është bamirës i madh
  30. Dhe kur mosbesimtarët të bënin kurtha që të të lidhin ose të të vrisnin ose të të përzinin; ata bënin kurtha, por edhe All-llahu i kurthëronte, sepse All-llahu është njohës më i mirë i kurthave
  31. Kur u lexohen ajetet tona, thonë: “I kemi dëgjuar! Sikur të donim edhe ne mund të thonim diçka të tillë; këto janë vetëm legjenda të popujve të lashtë”
  32. Por kur thonë: “O Zot!, nëse kjo është me të vërtetë prej teje, Ti resh gur mbi ne nga qielli sikur shiu ose lëshona një dënim të dhembshëm!”
  33. All-llahu ata nuk i dënonte, sepse ishe ti në mesin e tyre, dhe ata All-llahu nuk i dënon derisa luten për falje
  34. Dhe ata nuk i lë pa i dënuar All-llahu, se ata pengojnë të tjerët t’i afrohen tempullit të shenjtë, e ata pra nuk janë roje e tij. Roja e tij janë vetëm ata që i frikësohen All-llahut, por shumcia sish nuk e dinë
  35. Lutja e tyre tek tempulli ishte vetëm fishkëllimë e duartrokitje, prandaj shijone dënimin e mosbesimit tuaj
  36. Ata që nuk besojnë shpenzojnë pasurinë e vet për t’i shmangur tjerët nga rruga e All-llahut. Ata me siguri do ta shpenzojnë atë e pastaj për të do të përmbahen dhe më në fund do të mposhten. Dhe ata që nuk besojnë do të tubohen në xhehennem
  37. për t’i dalluar All-llahu të mirët nga të pamirët dhe që t’i radhisë të pamirët njërin afër tjetrit e pastaj t’i mbledh të gjithë së bashku dhe t’i hudhë në xhehennem. Ata me të vërtetë janë të humbur
  38. Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse heqin dorë, do t’u falet e kaluara, e nëse vazhdojnë, ani, dihet se çka u bë me popujt e lashtë
  39. Dhe luftoni kundër atyre deri sa të mos mbetet asnjë shpifje dhe të jetë e tërë feja për All-llahun. Nëse ata heqin dorë ani, All-llahu e sheh se çka bëjnë
  40. Por nëse ia kthejnë shpinën, ta dini se All-llahu është mbrojtësi juaj. Sa mbrojtës i mirë është Ai dhe ndihmës fantastik
  41. Dhe ta dini se nga ajo që e fitoni, një e pesta është për All-llahun dhe Profetin, edhe të afërmit, edhe bonjakët, edhe të varfërit, edhe udhëtarët, nëse i besoni All-llahut dhe asaj që ia kemi shpallur robit tonë ditën e dallimit të mirës nga e keqja, (në Bedër) ditën kur u ballafaquan dy grupe, - All-llahu ka mundësi për çdo send
  42. Kur ju ishit në luginën e afërt e ata në luginën e largët, kurse karavani më poshtë se ju. Për kohën e luftës edhe sikur t’i premtonit njëri-tjetrit nuk do të mirreshit vesh, por ajo ndodhi që All-llahu të realizojë atë që ishte e domosdoshme të ndoshë, që të shkatërrohet kush është shkatërruar sipas argumentit dhe të jetojë kush jetoi sipas argumenteve të qarta. All-llahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha
  43. Kur All-llahu, t’i dëftoi në ëndërr ata si pakicë, por sikur t’i paraqiste si shumicë, ju do të dëshironit dhe do të polemizonit për çështjen, por All-llahu ju shpëtoi. Ai e di mirë çka ka në krahëror të gjithkujt
  44. Dhe kur u kacafytët, Ai juve ara syve tuaj ua paraqiste si pakicë, por edhe juve para syve të tyre gjithashtu u paraqiste në numër të vogël, që All-llahu të realizojë atë çka kishte për të ndodhur. Te All-llahu çdo send kthehet
  45. O besimtarë, kur të kacafytetin me ndonjë grup, bëhuni të vendosur fort dhe vazhdimisht përmendni All-llahun që të realizoni çka dësironi
  46. Dhe nderone All-llahun dhe Profetin e Tij, dhe mos kundërshtoni që të mos dështoni dhe mos t’u humbas fryma luftarake. Kini durim. Me të vërtetë All-llahu është me durimtarët
  47. Dhe mos u bëni si ata të cilët dolën nga shtëpitë e tyre nga mendjemadhësia dhe për sy e faqe para të tjerëve, dhe i largojnë tjerët nga rruga e All-llahut. Por All-llahu e di mirë se çka bëjnë ata
  48. Kur djalli ua zbukuroi veprat e tyre dhe u tha: “Sot juve askush nga njerëzit nuk mund t’iu mposhtë, e unë jam fqinji juaj”! Por kur u ndeshën dy grupe kundërshtare, ai u tërhoq prapa dhe u tha: “Unë nuk kamë punë me ju, unë shoh diçka që ju nuk e shihni, unë i frikësohem All-llahut, sepse All-llahu është ndëshkimrëndë”
  49. Kur dyftyrshat dhe ata zemërsëmurët thonë: “Këta i ka gënjyer feja e tyre”! Por ai i cili mbështetet në All-llahun, ani, All-llahu është me të vërtetë i fortë dhe i urtë
  50. Sikur t’i kishe parë engjujt kur ua merrnin shpirtërat mosbesimtarëve si u mëshonin fytyrës e kresë: “Shijone dënimin me djegije
  51. Kjo është ajo që e keni përgatitur me duart tuaja, sepse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robit!”
  52. Ashtu ngjau edhe me familjen e Faraonit edhe ata përpara tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, prandaj, All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu është, njëmend, i fortë dhe dënon ashpër
  53. Ajo është nga shkaku se All-llahu nuk ia ndërron dhuntitë atij që ia ka dhuruar – derisa ata vetë nuk ndërrohen, - e All-llahu dëgjon shumë dhe sheh
  54. Ashtu ndodhi edhe me familjen e Faraonit dhe ata përpara tyre. I përgënjeshtruan argumentet e Zotit të tyre, prandaj, ne, për shkak të gabimeve të tyre, i shkatërruam dhe familjen e Faraonit e përmbytëm. Të gjithë kanë qenë mizorë
  55. Krijesa më të këqia te All-llahu janë ata që mohojnë, sepse ata nuk besojnë
  56. Ata me të cilët ti lidh marrëveshje, e pastaj çdo herë, e thejnë marrëveshjen e vet, dhe hiq nuk frikësohen
  57. Nëse kacafytesh në luftë me ta, ndiqi në atë mënyrë që të mbledhin mend ata të cilët janë pas tyre
  58. Po nëqoftë se e ke frikë tradhëtinë e ndokujt, edhe ti menjëherë gjithashtu vepro si ata? All-llahu me siguri nuk i do ata që e thejnë besën e dhënë
  59. Dhe kurrsesi le të mos mendojnë ata të cilët mohojnë se po prinë; ata nuk po bëjnë ndonjë mrekulli
  60. Dhe kundër tyre përgatitni sa të mundeni forcë e kuaj për betejë, që t’i tmerroni me këtë armiqët e All-llahut dhe të tuajit edhe të tjerët, përveç atyre – ju nuk i dini ata. I di All-llahu. Gjithçka shpenzoni në rrugë të All-llahut do t’ju kompenzohet dhe juve nuk do t’u bëhet padrejtësi
  61. Nëse anojnë kah paqa, edhe ti jij në anën e tyre dhe kij mbështetje në All-llahun, sepse Ai me siguri dëgjon dhe di shumë
  62. Po nëse duan të të mashtrojnë, ani, ty njëmend të mjafton All-llahu. Ai të përkrah me ndihmën e vet dhe me besimtarët
  63. Dhe ua ka bashkuar zemra e tyre. Sikur ta shpenzosh tërë atë çka ekziston në tokë, nuk do t’i kishe bashkuar zemrat e tyre, kurse All-llahu i ka bashkuar. Ai është njëmend i fortë dhe i urtë
  64. O Profet, All-llahu të mjafton edhe Ty edhe besimtarëve që të pasojnë
  65. O Profet, “nxiti besimtarët për luftë! Nëse jeni vetëm njëzet të qëndrueshëm prej jush, i mundni dyqind; e nëse janë njëqind, i mundin njëmijë nga ata që nuk besojnë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë
  66. Tani All-llahu ua lehtësoi, se Ai e diti se jeni të lodhur. Nëse jeni njëqind të qëndrueshëm, do të ngadhnjeni ndaj dyqindëve; e nëse janë njëmijë nga ju, do të ngadhënjejnë, me vullnetin e All-llahut kundër dy mijëve. Kurse All-llahu është me ata që janë të qëndrueshëm
  67. Asnjë Profeti nuk i është lejuar të mbajë robër derisa të mos ngadhënjejë në tokë. Ju dëshironi pasuri të kalueshme të kësaj bote, kurse All-llahu e don botën tjetër. All-llahu është i fortë, i urtë
  68. Sikur të mos ishte më herët norma e All-llahut, do t’ju godiste një vuajtje e madhe për shkak të asaj që keni bërë
  69. Hani prej asaj që e keni fituar si të lejuar dhe të mirë, dhe frikësohuni All-llahut. All-llahu me të vërtetë fal, Ai është mëshirëplotë
  70. O Profet, thuaj atyre robërve që janë në duart tuaja: “Kur e di All-llahu se në zemrat tuaja ka diçka të mirë, do t’ju japë më mirë se ajo që është marrë prej jush dhe do t’jua falë”. All-llahu fal, Ai është mëshirëplotë
  71. Po nëse duan të të tradhëtojnë, ani, - ata e kanë tradhëtuar edhe më parë All-llahun, prandaj ata t’i solli në dorë. All-llahu i di të gjitha. Ai është shumë i dijshëm dhe i urtë
  72. Ata që besojnë dhe shpërngulen, dhe në luftë për rrugë të All-llahut marrin pjesë me pasurinë dhe jetën e tyre, edhe ata që afrojnë strehim dhe ndihmojnë, ata janë miq të njëri-tjetrit. Kurse ata të cilët besojnë, por nuk janë shpërngulur – ju nuk mund t’u ndihmoni, derisa të shpërngulën, me asgjë. Po nëse kërkojnë ndihmë prej jush në fe, jeni të detyruar t’u ndihmoni, përveç kundër popullit me të cilin keni marrëveshje. Ndërkaq All-llahu e sheh se çka punoni
  73. Kurse mosbesimtarët janë argat të njëri-tjetrit. Nëse nuk e bëni atë, do të bëhet një turbullirë në tokë dhe një skandal i madh
  74. Ndërsa ata të cilët besojnë dhe shpërngulen, edhe luftojnë për hirë të All-llahut, edhe ata që japin strehim dhe ndihmojnë, - ata janë me siguri besimtarë të njëmendtë – për ata ka falje dhe shpërblime fisnike
  75. Kurse ata të cilët besojnë më vonë dhe shpërngulen edhe marrin pjesë në luftë bashkë me ju, edhe ata janë të juajt. Por farefisi, sipas Librit të All-llahut, janë më afër njëri-tjetrit. All-llah, pa dyshim, di çdo send